E vështirë apo privilegj të garosh pa rivalë?

Shkruan: Atdhe Gjoci

Ja pse duhet te humbiste Rama dhe ja pse duhet të fitonte Rama dhe të humbiste opozita!

Pse duhet të fitonte opozita karshi Edi Ramës. Për Gërdecin, 21 janarin, për të bëmat e Sali Berishës që as sot adresa nuk ju gjendet. Për vrasjet dhe hakmarrjet tinxare? Për përfshirjen e Lulzim Bashës në dëshmitë e “Shtëpisë së Verdhë” kundër UÇK’së? Populli dje e zgjodhi me të mirin ndër të këqijtë ose thënë më mirë, të keqen më të vogël karshi haxhiqamilëve. Edi diti të bëjë fushatë edhe kur fushata nuk ishte shpallur ende. Edi bëri fushatë me aeroporte, vaksina menaxhimin e tërmetit e s’la gjë pa përdorur që të ngritet mbi opozitën e pa krye e cila edhe ashtu kishte pësuar shpartallime, largime të njerëzve më të devotshëm të saj. Ajo sot nuk thotë asgjë me Lulin dhe Griden që s’kanë vepra pos fjalë boshe dhe frizura. Opozita gjatë gjithë kohës ishte e çakorduar nga paniku se nesër kur të zgjohet e humbur do përfundojë, cili më keq se tjetri. Nga paniku së do përfundonte në burg Ilir Meta, presidenti i vendit u fut në Aventura edhe me ambasadën amerikane duke e krahasuar Amerikën me Koren e Veriut dhe Rusinë.

Presidenti Meta mi kujton shoqëritë e Guines së Re kur ata si sot para 9500 vjetësh, pasuria e tyre ishte e lidhur tradicionalisht me numrin e derrave që ata zotëronin. Për t’u siguruar se derrat nuk do të arratisen nga kopeja, fermerët ne Guinenë e Re ia prisnin çdo derri një copë të veshit. Dhe kështu kjo shkakton dhimbje të madhe çdo herë që ata nuhasin. Duke qenë se derrat nuk mund ta gjejnë ushqimin apo dhe thjesht të orientohen pa nuhatur, ky dëmtim i bënte ata tërësisht të varur nga pronarët e tyre humanë. Në një zonë tjetër e kishte zakon që derrave t’u nxirreshin sytë që ata të mos shikonin se ku po ecin dhe kështu fermerët ia dilnin t’i mbanin derrat afër vetës. Kjo është mendësia e presidentit Meta, i cili me lekë të vjedhura nga shteti blinte votë për të mbajtur në kthetrat e tij popullin që e vodhi për dy dekada e gjysme. Nuk mbahen shqiptaret të lidhur pas teje. Nuk qëndrojnë të verbuar tërë jetën. Ata dje shikuan dhe nuhaten.

Edi Rama, komandanti i bandave që sillet si xhandar me mashë në dorë që e rrotullon nga të dojë për mos e future dorën e vet në prushin që çdo sekondë mund te marrë flake. Ai jo vetëm lali Erin dhe bandat e ngritura me para të pista duke filluar që nga kontrabanda e deri tek korrupsioni, i përdori si mashë e trampolinë për t’u ngritur, por ai vazhdoi të bëjë fushatë edhe me Erdoganin dhe investimet e këtij të fundit në Shqipëri, për të cilat nuk dihet se çka do i jepet në këmbim. Pastaj duke mos e lënë anesh as mikun e tij Vuçiq që donin ta kontrabandonin si te dobishëm “Mini Shengeni Ballkanik”.

Imoralitet i pseudo elitë politike e mbuluar me dallavere, vjedhje e blerje votash që sot parlamenti jonë vetëm parlament nuk është, me atë mentalitet dhe diskurs rrugeqësh. Dhe e gjithë kjo e shtytur nga interesat e krerëve të krimit që sot janë padronë të deputetëve të varur ngushtë nga ta. Na ka marre malli të shohim një opozitë të ndershme të arsyeshme vizionare, konkrete karshi kërkesave dhe interesave të qytetarëve për të cilët edhe morën mandat karshi qeverisë Rama me zapti.

E dhimbshme ta mendosh e lëre të jetë realitet kur qytetari shqiptar shkon të kutia votimit dhe s’ka kë të zgjedh. Nuk ka alternativë. Të gjithë të futur në një thes, dreq në fund e dreq në krye të thesit. Lind një frymë e re sot, korruptohet nesër, gjendje e pa shpresë për të ardhëm politike ekonomike e sociale që s’premton asgjë. Uroj të lind një elitë politike, e cila nuk do bije në kurthin e parasë, krimit të veshur me kostum të zhlyer nga gjaku pasuria, korrupsioni munafikllëku, vetëm e vetëm që të mbijetojnë mbi fukarallëkun e mjerimin e shqiptarëve.

Sali, çdo marshim i gjatë fillon nga hapi i parë.

Ilir, gjuha është kali yt; po nuk e frenove, të flakë për toke.

Lulzim, gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke përpara syve.

Populli thotë: “Secili të pastrojë derën e vet, dhe kështu e gjithë bota do jetë e pastër”. Dje u pastrua shtëpia po jo edhe oborri, nuk u pastrua sepse s’kishte kë të vinte ne vend të Ramës.
Lulzim, perandori romak Kaligula, siç thonë legjendat, planifikoi të caktonte kalin e tij të preferuar, Incitatusin, si këshilltar.

PS: Pse duhet ta ushqejmë një derr për 8 vjet kur ai peshën maksimale e arrin për 8 muaj? Pse shqiptarët duhet ta mbanin Ilir Metën, Sali Berishën padronin e Lulit dhe Edi Ramën kur dihet se janë stërngopur nga pasuria e vjedhur prej duarve e sofrës së shqiptarëve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here