Gjithçka po dihet se kush do ta drejtojë LDK’në

Shkruan: Atdhe Gjoci

Në gusht të vitit 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës në kuvendin e nëntë zgjedhor, ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar të partisë, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për udhëheqjen e LDK.

Në atë kohë pata menduar se me të vërtetë e ka mbajt këtë post për kundër gjendjes shëndetësore, vetëm që LDK të mos ndahet në dy ose tri grupe, që edhe sot ushqehen dhe trashen si fraksione brenda familjes më të vjetër dhe më të çakorduar në radhët e partive politike në Kosovë. Për vetë faktin që e shoh Lutfi Hazirin kandidat kundrejt Lumirit e Besjanit, po bindem se aty edhe atëherë dhe tani ka për të shpërthye një revoltë brenda partisë, sepse vet LDK është ushqyer e rritur mbi bazat klienteliste, dhe si e tillë nuk mund të qëndrojë në këmbë karshi apetiteve të klikës së vjetër që është bërë si mortja që s’po vdes kurrë.

Nuk më bëri fare përshtypje kandidimi i Anton Qunit, sepse nuk më thotë gjë, e mbaj mend vetëm për fjalimin replikues kundër Hashim Thaçit në Kuvendin e Kosovës. LDK sot ka nevojë për një epror të dinjitetshëm, vigjilent e të zgjuar, e në LDK këtë e gjejmë vetëm te Kujtim Shala.

Pastaj Besjanin mbase e kanë vu në kandidatur vetëm sa për të thënë. Si kandidat të padiskutueshë që do të fitojë kundrejt Lumirit, e shoh Lutfi Hazirin, i cili nuk thotë asgjë më shumë se sa një pasardhës i klikës së vjetër, dhe kështu LDK nga kjo zgjedhje nuk do të fitojë gjë pos varësinë rreth boshtit të parisë së ndryshkur të LDK’së.

Si të tillë e shoh me përplasje dhe largime të njërës apo tjetrës palë nga ky subjekt. Tani dyert janë më të hapura se dje, sepse Vjosa gjendet në koalicion me një subjekt, i cili mund të bëhet strehë edhe për Lumirin e të tjerët që mund ta kenë nesër fatin e Vjosës që e kishte dje, dhe kështu të kalojnë tek bashpartiakja e tyre, duke ikur nga impianti që vetëm konsumon e shteron, e asgjë nuk jep.

Kur e mendoj si ishte Mustafa dje si do të jetë Luta nesër, bashkë me valltarin, musteqen, Dullën e shumë të tjerë, mu kujtua drama poetike “Fausti”, e Johann Wlofgang von Goethe {Johan Volfgang von Gete} në të cilën vepër trajtohet se si njeriu ia shet shpirtin djallit për hirë të një dashurie, edhe që në fakt përben një betejë të vështirë e të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit.

Sot kur ne po flasim nga lakmia, në LDK injoranca është në veprim, dhe kjo është e frikshme.

Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahisteve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund edhe të fitohet më vonë. Po sot LDK’ja a ka njeri që mund ta nxjerrë nga ai kolaps dhe ta ngrisë partinë si triumfuese kundrejt “Klanit pronto”, Isës me kafegjinjtë e vjetër dhe njerëzve të blerë në LDK?

Pas largimit të Vjosës, e vështirë të thuhet e mbase e lehtë të mendohet, por vetëm Kujtim Shalën e shoh si kandidatin më të mirë për ta nxjerr partinë nga kolapsi.

Ju të rinjtë e partisë duhet ta dini se karakteri formohet nëpër shtërngata, e jo duke u strukur pas atit shpirtëror të nëndheshëm.

A është në këtë rast sjellja e disa burravecave në LDK pasqyrë ku ata e shohin portretin e tyre?

E them me sigurinë më të lartë se po. Lideri fisnik bënë për vete njerëzit fisnik dhe di si të mbështetet tek ata, dhe kështu ai e vë vetën në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.

E Mustafa, nuk ka qenë i tillë siç nuk do të jetë as Luta nesër. Atij dhe disa servilëve defagjinjë, dikur pseudo-analistë që ulërinin studiove televizive, më së miri mosha iu tregon se sa fëmijë kanë mbetur.

E keqja e madhe në LDK është se Mustafa me parinë e tij kanë krijuar një brez të tërë sevilësh dhe aty qeni të zotin nuk e njeh. Kjo është një frymë e frikshme për LDK’në. Duhet me çdo kusht të ndëshkohet vazhdimësia e ujqërve të vjetër në LDK në mënyrë që e nesërmja të na zbardhë me një opozitë konstruktive karshi një pushteti po thuajse apsolut i fituar nga Lëvizja që buroi nga populli për popullin. Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër. E disa nga ju duhet ta keni guximin që “Pronto mafija” të çrrënjoset një herë e përgjithmonë. LDK është katandisur si mas keqi.

Dikur parti e vlerave kombëtare e intelektuale, sot e zhveshur deri në palcë dhe e ngjizur me krimin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here