‘Shah mat-i’ i Albinit kundër krejt të tjerëve!

Shkruan: Atdhe Gjoci

Një legjendë e lashtë rreth mbretit indian Shihram dhe një njeriu të mençur në mbretërinë e tij.

Siç thuhet në legjendë, njeriu i mençur donte të bindte Shihramin për rëndësinë e çdo banori të mbretërisë së tij. Kështu, ai shpiku një lojë për të përfaqësuar mbretërinë e përberë nga vetë mbreti, mbretëresha e tij, kalores dhe këmbësorë – duke dashur të dëshmonte se të gjithë ishin të rëndësishëm.

Mbretit e pëlqeu shumë lojën dhe e kuptoi se loja ishte ashtu si jeta e vërtetë.

Së bashku me mbretin, ai shkoi në një tavolinë shahu dhe i kërkoi që për “fushën” e parë, mbreti t’i ofronte atij një kokërr gruri, për të dytën – dy kokrra gruri, për të tretën – katër kokrra gruri, për të katërtën – tetë kokrra gruri – duke e dyfishuar sasinë deri në “fushën” e 64-të.

Si për ironi edhe më 14 shkurt po thuajse ekuivalent i kokrrave të grurit u bënë votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Është e sigurt se gjithë kjo betejë mes mbretit e njeriut të mençur nuk u luajt siç u luajt me 14 shkurt tek ne. E sigurt është se nënvleftësimi i situatës është bërë po në të njëjtat standarde si në kohën kur u çpik vet shahu tash e 2600 vjet më parë, ndonëse është periudhë e errët, por si e tillë është evidente.

Loja është luajtur në taktika të sofistikuara nga Albini largpamës në potezat e lojës reale dhe parashikimin e tyre. Ai edhe çdo ushtarë e shihte si të rëndësishëm, e lëre me oficierë, torra e kështu më radhë.

Një gjë është e sigurt se Isa Mustafa me klikën e tij nuk e shihte si rival serioz Albinin, sepse e kishte ekzaltuar besa e nizamëve e oborrtarëve të tij, që i lariteshin korridoreve të partisë. Ai madje edhe Vjosen e shkarkoi, tentoi edhe ta zhveshi nga petku i dinjitetit por, jo, ajo erdhi tek lëvizja që buroi nga populli dhe zuri pozicionin e merituar.

Tani, Isen, Agimin, Skenderin e plotë figura të vjetruara s’po i do askush, madje as servilët e korridoreve s’duan t’ia shohin surratin e rrënuar nga puçi e sabotazha 16-vjecare. Klika komplotiste është çakorduar dhe priten shpërthime të brendshme në gërmadhat e një impianti ciklimesh e riciklimesh të mbetjeve oborrtare të LDK’së.

Me qenë se Vjosa, Donika e plot të tjerë u përzunë nga kopeja e ujqërve dhe kaluan në frymën sovrane, sot kur ne po flasim, uzurpatoret e partisë rugoviane po e shkarkojnë veten e vet nga frika dhe kriza se mos po bëhet ndonjë arenë lufte me karriga në korridoret e partisë autokrate.

Përderisa Isa me parinë e tij sulmonte pa strategji duke flijuar Vijosen, Haxhiavdylin, Donikën e disa zëra të pa kënaqur me te, Albini po zhvillonte strategji dhe doktrinë krejt ndryshe nga ajo e rivalit, duke mos e flijuar as edhe një kauzë e ideal që tani më edhe identifikoheshin me të.

Me qenë se kalaja e Isës, Agimit, Lutës, etje, po rrënohej e po i vije fundi, Albini me Vjosën donte ta zinte “Shah mat” Isën e çorientuar nga frika, i cili tentonte të kalonte drejt një potezi “Pat” (barazim) në këto zgjedhje, por këta nuk e lanë dhe e zunë “Shah mat”, duke e përmbysur dhe ia nxjerrë gjumin popullit një herë e përgjithmonë, dhe duke ia nxjerr detit plehrat në sipërfaqe.

Përmbysja ndodhi pikërisht në ditën e “Shën Valentinit”, një dashuri e madhe që nuk u festua mes të dashuruarve vetëm për lidhjen dashurore, por për dashurinë ndaj vendit, i cili u ç’kap nga kthetrat uzurpuese të “Klanit pronto” dhe Isës me zapti dhe, kaloi bashkë me Vjosen drejt qeverisjes së sovranit.

Për derisa bashkësia e “Pronto mafisë” të rinovohet e reformohet në letargjinë opozitare, qeveria Kurti dhe Osmani përgatitet për një rrugëtim të gjatë në reformat në drejtësi, shëndetësi, arsim, ekonomi, pastrimin e bordeve, ambasadave të cilat, edhe në borxhe në shtetet ku punojnë e veprojnë na kanë futur.

S’ka pak ditë një franceze qiradhënëse e kishte paditur në gjykatë Konsullatën e Kosoves për boxh të mbetur në qira. Kjo është pasqyra dhe dinjiteti i shtetit tonë bashkë me konsujt e korruptuar.

Te ecim përpara duke i lënë pleqtë e pa edukuar dhe vartësit e tyre të reformohen edhe pse të vjetruar dhe të krymosur nga teja dy dekadeshe.

Urime populli i vendit tim që e ktheve pushtetin në duart e tua.

Kapja estetike e shtetit:

Isa, Hashimi si ‘kapot’ e strukturave ‘Pronto mafioze’ kishin kapur drejtësinë duke emëruar Lumezin si kryeprokuror, pastaj Arta Ramën si kryetare të Gjykatës Kushtetuese, Sylë Hoxhën po ashtu në krye të Gjykatës në Prizren, duke emruar drejtorë burgjesh, policie, shkolle, dekan fakultetesh e profesorë.

Emërime ambasadorësh në këmbim vote për poste, hapje të universiteteve pa pikë kriteri. Duke e kapur sistemin shëndetësor, administrative etj.

PS: Nuk po ju lodhë më shumë, por unë nuk e di çka nuk kanë kapur, madje edhe korril shkolle s’ka mundur të punësohet njëri pa dijen e vartësve të “Prontomafisë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here