“Shkrimtarët e këqinj janë të nevojshëm…”, mendonte Friedrich Nietzsche

Nga Friedrich Nietzsche

Gjithnjë duhet të ketë patur shkrimtarë të këqinj sepse ata i përgjigjen shijes së njeriut të kohërave të pazhvilluara, të papjekura; edhe këto kohë kanë nevojat e tyre si kohërat e pjekura.

Nëse jeta njerëzore do të ishte më e gjatë, numri i individëve që do të piqeshin do të ishte më i madh, ose të paktën, po aq i madh sa ai i të papjekurve, por shumica vdesin goxha të rinj, pra gjithmonë ka më shumë intelekte të pazhvilluara dhe që kanë shije të keqe.

Për më tepër, këta synojnë, me fuqinë më të madhe të rinisë, të kënaqin nevojat e tyre: dhe ata e bëjnë të detyrueshme ekzistencën e autorëve të këqinj.
(Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor” të autorit Friedrich Nietzsche)

Përktheu: Taulant Hatia

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here