Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person është qëlluar për vdekje në një lokal në qendër të qytetit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
ATV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forcat Policisë së Kosovës.