Charles Bukowski: Atyre që ma bajnë gajlen

nëse martohesh kujtojnë se e pat
puna jote
e nëse je pa grua kujtojnë se
je i mangët.

një pjesë e madhe e lexuesve të mi kërkojnë nga unë
të vazhdoj së shkruari mbi shkërdhyerjen me gra të krisura e
me prostituta –
po ashtu, mbi të qenit në burgje dhe spitale, ose
duke vdekur urie apo
duke i nxjerrë zorrët
jashtë.

pajtohem se vetëkënaqësia zor që sjell
letërsi të pavdekshme
por këtë s’e bën as
përsëritja.

për ata lexues tash
me zemër të sëmurë
që besojnë se jam njeri i
vetëkënaqur –
ju lutem gëzohuni
pakëz: agonia ngandonjëherë ndryshon
formën
por
ajo kurrë s’ndërpritet për
askënd.

Përktheu: Fadil Bajraj

Lexo edhe:

NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE “FEMRAT”
Një rrëfim nga Charles Bukowski
Nga Albert Vataj
Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha gratë amerikane…

Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë.,

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here