Ua sjellim disa thënie të shkrimtarit italian, Carlo Dossi:
E artë quhej epoka ku ar nuk kishte.
Dashuria dhe miqësia përjashtohen reciprokisht.
Ji i ndershëm sa të mos mashtrosh askënd, por jo aq sa të mashtrohesh nga çdokush.
Jepuni shumë liri të tjerëve, nëse doni të keni shumë për vete.
Mendo me zemër e shkruaj me mend.
Miku i rremë është si hija që na ndjek derisa dielli perëndon.
Buzëqeshja është për bukurinë ashtu si kripa për gjellën.
Gjenialiteti është një lloj marrëzie.