Këngëtarja, Mihrije Braha ka hapur arkivat duke kujtuar momentet e veçanta nga rinia e saj.
Artistja, së fundmi ka postuar disa fotografi në ”Instagram”, teksa shfaqet në kohë dhe moshë të ndryshme.
Edhe komentet nga ndjekësit e saj kanë qenë pozitive, të tilla si ”E bukur dhe me finesë”, ”Si shpirt”, ”Bukuroshe je” e të tjera.
”Unë…..M B”, ka shkruar Mihrija krahas fotografive.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Mihrije Braha është ”Falje”, të cilën e ka publikuar tri javë më parë.
Ndryshe, Mihrije Braha është e martuar me Naim Abazin qe 32vite dhe së bashku kanë një djalë, Platorin.