Shkencëtarët janë drejt arritjes së një projekti të menduar shumë kohë më parë për jetën në Mars. Sipas një studimi të ri, pompimi i grimcave të bëra prej hekuri ose alumini në atmosferë mund të ndihmojë në ngrohjen e Marsit, duke bërë të mundur aksesin e një jetë në Planetin e kuq dhe të ftohtë.
Shkencëtarët mendojnë se mund ta ngrohin planetin Mars për ta bërë atë të prekshëm për njerëzit.
Ngrohja e planetit të kuq në rreth 28 gradë Celsius mund ta bëjë atë më mikpritës duke shkrirë akullin dhe duke lejuar që jeta mikrobike të lulëzojë.
Një e treta e sipërfaqes së Marsit është ujë dhe besohet se rrjedhja e tyre daton rreth 600,000 vjet më parë, por aktualisht është shumë i ftohtë për të qenë i banueshëm.
Për vite me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë se si ta ngrohin Marsin, por teknologjitë e propozuara kanë qenë të shtrenjta dhe të vështira për t’u zbatuar.
Tani, shkencëtarët në Universitetin e Çikagos, Universitetin Northëestern në Illinois dhe Universitetin e Floridës Qendrore thonë se mund të përdorin grimca të inxhinieruara të bëra nga hekuri dhe alumini që shtrihen në sipërfaqen e planetit për të reflektuar dritën dhe për të kapur nxehtësinë që ikën.
Është i njëjti proces që njerëzit kanë përdorur aksidentalisht këtu në Tokë; lëshimi i materialit në atmosferë për të përmirësuar efektin serrë natyral të Marsit dhe për të kapur nxehtësinë diellore në sipërfaqe.