Pse ka ardhur dita që shqiptarët të bëhen me të burgosurit kundër qeverisë?

Shkruan: Kimete Berisha

Sa keq! Besnik Bislimi merret me konspiracione e shprehet i habitur se pse F.H. ka ikur kah Serbia e jo kah Shqipëria!

Çfarë dilema zyrtare janë këto!

Besnik Bislimi tha se ‘Serbia është vend i sigurt për kriminelë, prandaj F.H. ka ikur kah Serbia’ (e jo kah Shqipëria siç do të preferonte ky), dhe pastaj bie në kundërthënie me vetveten se ai u vra në Serbi.

Përveç turpit, Besnil Bislimi po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare, sepse po tregon se nuk dinë gjë, e as nuk kanë gjë në dorë!

Pasi që ai ka qenë kriminel, pse e keni vendosur në burg të hapur!

Pse nuk i bëhej vonë këtij, dhe pse nuk u mundua kush ta kërkoj të burgosurin që iku nga burgu ndër sytë e kamerave, me leje!

Gazetarët mezi ç’pritën ta krijojnë një ‘rrëfim’ fantast dhe shkuan deri aty sa e portretizuan si ‘fenomen’.

E kanë shfrytëzuar aq pamëshirshëm nevojën e tij për protagonizëm!

Pse ka ardhur dita që shqiptarët të bëhen me të burgosurit kundër qeverisë!

Këtë nuk e keni parashikuar!

Është e pabesueshme se në ç’nivel ka rënë shoqëria!

Më i ‘mirë’ po u duket shumicës së komentuesëve F.H. sesa Besnik Bislimi dhe qeveria Kurti që po i shajnë me tesha e me kotesha.

Pse po i shajnë kaq shumë!

Pasi arratisjen e të burgosurve nga burgjet e quanit largim!

Tash, vrasjen e të larguarit nga burgu si e quani!

Ai person shprehej shumë i mërzitur!

Çfarë i kanë bërë në burg!

A është frikësuar në burg apo çfarë ka ndodhur!

Pse drejtori i burgut nuk jep

përgjegjësi!

Pse ministresha e Drejtësisë hesht!

Asaj i digjen gjurmët e krimeve, përditë.

Kurrë nuk ankohet!

Nëse Besnik Bislimi nuk ka informata zyrtare, pse bën mistifikime, pse e pyet popullin: A thua çfarë ka ndodhur!

Ai ishte një i arratisur i hutuar, shumë i zemëruar.

Por, shkaku që si 15-të vjeçar e kishte filluar aktivitetin e tij si ‘armik i Rusisë’, shumë komentues po shprehin dhimbje dhe admirim për të, dhe po e quajnë ‘hero’!

Besnik Bislimi tha se për Kosovën ai është kriminel, por në Skënderaj për të po

flasin me tjetër gojë, komuna e anuloi koncertin në shenjë respekti për të!

Ku jemi?

Çfarë po ndodh këtu….ne duhet ta

pyesim Besnik Bislimin e jo që ai në emër të shtetit bën thashetheme dhe e pyet popullin ‘A thua çfarë po ndodh’!

Kush i ka marrë në dorë burgjet!

Kush po i instrumentalizon të burgosurit!

Narrativa armiqësore e presidentes dhe e kryeministrit kundër Rusisë dhe ndjellja papushim e luftës, ka krijuar urrejtje dhe disponim për luftë aq shumë sa sot shumë shqiptarë janë të magjepsur me fatin tragjik të F.H. dhe as vet nuk e dinë pse!

Thjesht sepse e konsiderojnë viktimë të sistemit, se veç viktima ngjall dhimbje!

P.S. Nuk bën të gëzohesh për vdekjen e askujt!

Kurrë.

Se ndoshta edhe mëkatari më i madh duke dhënë shpirt është penduar!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here