Pija e mrekullueshme që do t’ju zgjojë më mirë se kafeja

Shumë njerëz e fillojnë ditën me një filxhan kafe për t’u zgjuar, por ekziston një pije që do t’ju zgjojë më shpejt se kafeja.

Gjithçka që ju nevojitet për ta përgatitur këtë pije janë tre përbërës të njohur – mollët, limoni dhe uji. Molla dhe limoni kanë përfitime të shumta që ndikojnë në shëndetin tonë, si dhe në procesin e humbjes së peshës.

Mollët përmbajnë një sasi të madhe fibrash. Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe japin një ndjenjë të ngopjes. Gjithashtu, një mollë ka një indeks të ulët glikemik, që do të thotë se nuk do ta rritë sheqerin në gjak.

Këto fruta njihen gjithashtu si një burim natyror i pektinës, një fibër e tretshme që lëviz ushqimin përmes sistemit të tretjes.

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksikimin e organizmit, ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve dhe heqjen e celulitit. Njihet gjithashtu si një ushqim me kalori të ulët që do ta ngadalësojë përthithjen e yndyrave. Ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila do ta forcojë sistemin imunitar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here