Mjekësia Nukleare me një shërbim të ri, PET-CT për herë të parë në dispozicion për pacientët kosovarë

Ka nisur puna në Shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, dhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, kanë vizituar Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, përkatësisht aparaturën e PET-CT, e cila tashmë ka filluar të operojë për herë të parë dhe të ofrojë shërbime për pacientët tanë.

PET-CT është një teknologji e avancuar diagnostike që ofron mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.

Para nisjes së këtij shërbimi, stafi është trajnuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Aparatura është donacion nga “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite, me ndërmjetësimin e Fondacionit “Jahjaga”, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Pacientët nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë vendit për të marrë këtë shërbim esencial, duke kursyer kohë dhe mjete financiare.

“Ky shërbim kompleton gamën e shërbimeve diagnostike në QKUK”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Drejtorët Azizi dhe Hajdari, shprehën kënaqësinë për avancimin e kapaciteteve diagnostikuese të SHSKUK-së/QKUK-së, duke e theksuar rëndësinë e këtij shërbimi të ri në përmirësimi dhe mirëqenien e pacientëve tanë.

Ata falënderuan gjithë stafin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
https://www.facebook.com/share/p/fJv6QpTbznmBy7Bv/?mibextid=oFDknk

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here