Një test i ri ultra-sensitiv i gjakut mund të zbulojë shenjat e kthimit të kancerit të gjirit vite përpara se të ndodhë. Studimi nga Instituti i Kërkimeve të Kancerit në Londër ka treguar se ky test është 100% i saktë.
Ai kërkon për shenja të qelizave kanceroze që mbeten pas trajtimit, duke zbuluar sasi që mund të jenë shumë të vogla për të dalë në skanime.
Zbulimi i hershëm do të thotë që pacientët mund të trajtohen pa pritur që sëmundja të zhvillohet. Një nga studuesit theksoi se kanceri i gjirit është shumë më i lehtë për t’u trajtuar para se të përhapet, kështu që është jetike të zbulohen shenjat e përsëritjes së sëmundjes sa më herët të jetë e mundur.
Në studim morën pjesë 78 gra me lloje të ndryshme të kancerit të gjirit dhe 11 prej tyre patën rikthim të sëmundjes pas trajtimit fillestar, të cilën tësti i zbuloi rreth tre muaj më herët se testet aktuale.