Përveçse kolege, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi, jane shfaqur dhe si mikesha të ngushta. Por ndjekesit kane vene re se prej kohësh, dy aktoret nuk kanë me asnjë postim me njëra-tjetrën.
Edhe në ditët më të vështira të Adrianes, pak javë më parë, mungoi një postim publik nga Arjola teksa mikesha e saj nisi nje beteje me tumorin për herë të tretë.
“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e keto tjerat”, kaq ka shkruar Adriana dhe menjehere moren hov aludimet se mesazhi mund te ishte per Arjolen.
Kjo e fundit ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht.
Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.
Ndaj dhe postimi i Adrianës po konsiderohet se mund te kete lidhje te drejtëpërdrejtë me aktoren.