Shkencëtarët francez kanë kultivuar qeliza të tumorit malinj në tretjen në të cilën i ka shtuar tharmë termofil
Qelizat e kancerit janë rritur po sikur tharmi dhe kanë dyfishuar masën e tyre gjatë një jave. Mirëpo, kur nga tretja kanë nxjerrë tharmin – tumori është zhdukur.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar ndikojnë në rritjen e tumoreve, gjë që nuk çudit, duke pasur parasysh që shumica e tyre janë stimulues të rritjes dhe shumëzimit të qelizave, duke përfshirë edhe ato malinje.
Në rastin e shumë sëmundjeve, jo vetëm të sëmundjeve digjestive, mjekët i ndalojnë këto produkte dhe do të duhej ta nxjerrin nga përdorimi bukën taze në të cilën gjenden qeliza aktive të tharmit.
Mjekët rekomandojnë bukën e para një dite, bukën e thatë dhe bukën e cila është pjekur pa tharmë.
Te buka e nxehtë, e cila sapo ka dalë nga furra, qelizat e tharmit jo vetëm që gjenden në të, por janë edhe shumë aktive, sepse thjesht në minutat e parë fillojnë punën e tyre zbërthyese në organizëm.
Në një gram të tharmit të thatë gjenden rreth 20 deri në 40 miliardë qelizash kërpudhore të tharmit.
Fermentimi i tharmit në prani të sheqerit nga ushqimi në zorrë shkakton fryrje të madhe dhe kohë pas kohe edhe në mukozën e zorrës së trashë mund të krijojë xhepa gazrash dhe mund të zhvillohet divertikuloza.
Mukoza në ato vende krijon vend, është e mundshme edhe pëlcitja e shoqëruar me inflamacion të peritonit të barkut.
Tharmi zvogëlon rezistencën e mureve të zorrëve, kontribuon në depërtimin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave, më së shpeshti të kandidës.
Për ta “vrarë” tharmin në mënyrën e thjeshtë, mjafton që të thani bukën në furrë, mirëpo mund të jetë i përshtatshëm edhe tosteri juaj.
Këshilla jonë është që të përdorni tosterin i cili është vertikal, sepse ai për sandviçë vetëm ju shtyp dhe ju ngjit bukën.