Veprimi i Loshajt në fushë bëhet viral, e shpëtoi kundërshtarin të mos bie me kokë

Veprimi i reprezentuesit të Kosovës, Florian Loshaj i cili luan në Turqi, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes së Istanbulsporit kundër Adana Demirspor, Florian Loshaj ka shmangur një lëndim që potencialisht mund të kishte rezultuar me ndonjë fatalitet, shkruan Sinjali Sporti.

Mesfushori kosovar gjatë një dueli në mesfushë, tregoi kulturën e tij sportive dhe fer, duke e kapur dhe e penguar Edouard Michut të binte në shpinë.

Veprimi i tij shembullor e mbrojti Michun nga ai që mund të kishte qenë një dëmtim potencialisht serioz, dhe ky gjest i tij është duartrokitur dhe shpërndarë kudo në rrjete sociale.

Ndryshe, skuadra e Loshajt renditet si e fundit në ligën turke, me vetëm 6 pikë të mbledhura pas 19 ndeshjeve.

Mesfushori kosovar ka zhvilluar gjithsej 16 paraqitje këtë sezon me Istanbulspor, duke shënuar një gol.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights