Njihuni me Resulin ‘Bellinghami’ kosovar i cili është vetëm 10 vjeçar

Është vetëm 10 vjeç, por dashurinë që ka për futbollin nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Resul Podovorica, talenti i shkollës së futbollit Zidane, ushtron disa herë në javë me trajnerin Muhamet Dragusha që ëndrra e tij e madhe të realizohet dhe të luaj për klubin që e pëlqen shumë Real Madrid dhe të bëhet si sensacioni anglez Jude Bellingham

Nga ushtrimet dhe loja që e zhvillon Resuli shihet që është një lojtar vizionar nga ata që kërkohen shumë në futbollin evropian.

10 vjeçari tregon për emisionin A PLAY në ATV, se si trajneri i besoi që të luaj për grupmoshat më të mëdha dhe po ashtu I përmend emrat e lojtarëve që i ka të preferuar të kombëtarja e Kosovës.

Përndryshe kur jemi te shkolla ku ushtron Resuli, pra shkolla Zidane, kjo akademia e futbollit tash e disa vite nxjerr talente fantastik të cilët tashmë janë pjesë edhe kombëtareve zinxhir të ‘Dardanëve’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights