Një Pele musliman në Europian

Gjysmëfinalja e Europianit mes Spanjës dhe Francës, përfunduar 2-1 për iberikët, pati dhe rast historik në këtë event të madh futbollistik kontinental.

Një 16-vjeçar, pikërisht Lamine Yamal, ky musliman i përfaqësueses spanjolle, u bë shënues me moshën më të re në historinë e kampionateve europiane dhe me një gol jo dosido.

Ky talent që po debuton me fanellën e kombëtares së Spanjës, shënoi një gol mjeshtëror nga jashtë zone, i cili mundësoi barazimin 1-1 për skuadrën iberike, e ndodhur në disavantazh ndaj “gjelave” që në fillim të lojës.

Jamal e arriti këtë në vetëm 16 vjet e 362 ditë.

Por edhe me performancën e tij, ai pati një arritje unike, duke u bërë futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë në gjysmëfinale të një turneu të madh ndërkombëtar.

Kështu, Jamal theu rekordin e Peles nga Kupa e Botës në vitin 1958, kur braziliani i madh ishte 17 vjeç e 244 ditë kur luajti në gjysmëfinale. /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights