Mesha e pazakontë në Shkodër – Ja çfarë ndodhi!

Një meshë e pazakontë për nga motivi është mbajtur në komunitetin katolik të Shkodrës, ajo për një garë futbolli.

Më saktë, në nisje të Kampionatit të 16-të evropian të Futsallës mes priftërinjve. Mes njerëzve nën raso e me kryq në qafë e mbi krye, ishte dhe njeriu që menaxhon futbollin shqiptar, Armando Duka, kreu i FSHF-së.

Ai solli në kujtesë faktin se pikërisht në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar, topi i parë aty qenka sjellë aty prej një prifti nga Malta.

“Sepse pikërisht këtu në Shkodër, u ndez shkëndija e parë e vullkanit – futboll. Kjo ndodhi gati 120 vjet më parë, në fillimet e shekullit të kaluar, kur një prift i ardhur nga Malta, mbërriti në kolegjin saverian dhe solli një top të vërtetë futbolli, bashkë me rregulloren e lojës. Që atëherë, futbolli u përhap si epidemi, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”, tha Duka, duke u njerëzve të besimit të krishterë se i pret lutja për djemtë e kombëtares në qërshor.

“Në qershor në Gjermani, ne do të shkojmë për të treguar vlerat tona më të mira dhe për të përfaqësuar denjësisht gjithë kombin. Atëherë, jo vetëm Ju dhe e gjithë Shqipëria, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen do të luten për djemtë tanë kuqezi”, vijoi ai.

Në Europianin e priftërinjve të variantit “kalçeto” marrin pjesë: Kroacia, Italia, Çekia, Bjellorusia, Mali i Zi, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Serbia, Kazakistani, Portugalia, Austria, Sllovenia, Kosova, Polonia dhe Bosnja. /tesheshi.com/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights