Mbrojtësi 16 vjeçari Ardian Durmishaj i SV Sandhausen nuk ka të ndaluar, ka realizuar përsëri gol

Një prej mbrojtëseve më premtues shqiptar, Ardian Durmishaj i SV Sandhausen po vazhdon të shkëlqej për grupmoshat u17 dhe u19 te kjo skuadër.

16 vjeçari në këtë fillim të gjysmësezonës ka shënuar 3 gola dha ka dhuruar 4 asistime për bashkëlojtarët.

Golin e fundit e ka shënuar kundër Sttugarter Kickers e po ashtu ka bërë edhe një asistim në këtë ndeshje.

Kujtojmë që Durmishaj pritet që gjatë muajit prill të marrë ftesë edhe nga kombëtarja e Kosovës në futboll për grupmoshat U19, pasi tashmë ka ra në sy të trajnerit Adil Maliqi.

Përndryshe Lojtari tash e disa kohë po vëzhgohet edhe nga Gjermania dhe Shqipëria, por dëshira e tij e madhe është që të luaj për kombëtaren e Kosovës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights