Befason Lionel Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Real Madridin.

Messi i është bashkuar grumbullimit me Argjentinën për ndeshjet e Copa America, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste, Messi përmendi edhe Real Madridin dhe e cilëson si klubin më të mirë në botë.

“Real Madridi është skuadra më e mirë në botë. Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve. Nëse shihni sipas rezultateve, Reali është më i miri. Nëse e shihni në nivel të ndeshjeve, mendoj se Manchester City”, u përgjigj Lionel Messi

Kujtojmë që Argjentinë në Copa America është në grup me Kombëtaren e Kanadës, Kilin dhe Perunë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights