Vjosa Osmani takon Rita Orën: Sukseset e saj kthyen sytë e botës kah vendi ynë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte yllin me famë botërore, Rita Orën.

“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

“Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”.

Ora është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights