Producenti Ilir Geci “dridh” Stambollin me eventin “The Best Of Europe Awards 2024”

Nën organizimin e “Gecjan Fashion Group”, me producent Ilir Gecin dhe producenten e famshme turke, Tugce Sarykaia Dagistan, u realizua eventi më i madh gala i ndarjes së çmimeve në Evropë “The Best of Europe Awards 2024”.

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar producenti Geci, përmasat e këtij eventi ishin gjigante.

Në këtë gala-mbrëmje të nivelit ndërkombëtar, u shpërblyen më të suksesshmit në kategori të ndryshme të nominimeve.

Elita e biznesmenëve dhe personaliteteve të suksesshme në fushën e modës, bukurisë, muzikës, mediave etj, pronarë të bankave, spitaleve dhe hoteleve më të suksesshme nga më shumë se 40 shtete të botës ishin prezante, në mbrëmjen gala që u mbajt në hotelin mbretëror, “Ciragan Palace” në Stamboll.

Në mesin e atyre që u shpërblyen si më të mirët në nivel ndërkombëtar ishin dhe 4 kompani që për pronarë kanë shqiptarë:

Spitali “American Brain” me pronar Akad. Prof. Dr. Arian Idrizaj, u vlerësua nga juria përzgjedhëse e spektaklit, si më i miri në nivel ndërkombëtar duke rrëmbyer çmimin “The Best International Hospital for Drug Addiction and Alcoholism 2024”.

Një çmim tjetër ishte “The Best International Energy Drink 2024” i cili çmim, si pija energjike më e mirë, iu nda B52, një kompani nga Shqipëria me pronar po ashtu shqiptar.

“The Best International Make-Up Artist 2024” u fitua nga STUDIO NAIMJA me pronare Naime Jakupi, puna e së cilës u vlerësua jashtëzakonisht lart nga juria përzgjedhëse e çmimeve. Ajo doli në skenë e shoqëruar dhe nga dy modelet e “Gecjan Fashion Group-GfG Models”: Dea Grosha (Miss Shqiptarja në Botë dhe Aizi Maraimova (Miss Europa 2022).

Një nga 4 çmimet që u fituan nga përfaqësuesit e kompanive shqiptare ishte dhe ai i “The Best International Men’s Hair Artist 2024” i cili u mor nga kompania “FLO BARBER” në Zvicër me pronar shqiptarin nga Kosova, Florent Morina.

Pjesë e kësaj ngjarje madhështore ishin dhe modelet e “Gecjan Fashion Group”, Daniela Shima dhe Samira Sylejmani, të cilat sfiluan krahas modeleve të famshme botërore, ku vlen të theksohet fakti që në mesin e të gjitha vajzave modele, Daniela Shima u përzgjodh si imazh i hair-artistit më të mirë në botë, që të prezantojë punën e tij para publikut të shumtë në sallë.

Në fund, për mediat e shumta botërore që ishin prezent, producenti Ilir Geci dhe Tugce Sarykaia, në një intervistë të përbashkët u shprehen shumë të kënaqur me organizimin në tërësi dhe që ky event u vlerësua lart nga të gjithë të pranishmit në darkën gala./Klankosova.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights