“Përjetësisht mirënjohës për këto momente”/ Ish-i dashuri i Dua Lipës kryen Umren në Mekë

Aktori dhe producenti Anwar Hadid, vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi, postoi foto në Instagram së fundmi duke kryer Umren, pelegrinazhin mysliman në Mekë.

Kjo është një nga veprat më të shenjta për një mysliman dhe ka një rëndësi të veçantë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Postimi ka afër një çerek milionë pëlqime, diçka e pazakontë për Hadid madje seksioni i komenteve është i mbushur me mesazhe (dhe emoji) mbështetjeje.

24-vjeçari, i njohur për lidhjen e tij të mëparshme me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka ndarë në Instagram foto nga udhëtimi i tij, duke shprehur mirënjohjen për përvojën.

Pelegrinazhi i tij ka rëndësi brenda kontekstit të trashëgimisë së tij palestineze, pasi babai i tij, Mohamed Hadid, është një mysliman i devotshëm.

Gjatë Ramazanit, muslimanët në mbarë botën angazhohen në agjërim dhe reflektim shpirtëror.

Pelegrinazhi i Anwarit në Mekë përkoi me këtë rast, duke e lejuar atë të marrë pjesë në lutjet dhe ritualet në vendin më të shenjtë të Islamit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here