Lutfi Haziri komenton lidhjen e vajzës së tij me Mozzikun: Dhëndri bëhet si fëmijë i dytë

Lutfi Haziri ka komentuar sërish lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është takuar me të dhe se janë të gëzuar.

Në një intervistë për Tëvë 1, ai thekson se në familje dhëndri bëhet sikur fëmija i dytë.

“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, u shpreh Haziri.Ai shtoi: “Na ka hy një reper tani. Po shkon duke u rritur familja. Ata që i kanë tre vajza, bëhen edhe tre djem. Dhëndri në familje bëhet si fëmija e dytë. Por edhe ata që kanë djem në shtëpi, bëjnë vajza. Në kushte normale, duhet me u bë anëtar i familjes dhe bëhet anëtar i familjes”.Lotina dhe Mozzik në ndërkohë kanë zbuluar lidhjen përmes rrjeteve sociale, gjersa kanë ndarë pamje nga i njëjti vend.

Në një intervistë, artisti shqiptar tha se i ka pëlqyer Lotina shumë moti dhe i ka shkruar që në 2019. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights