Zbulimi i ri që po trondit dijet e deritanishme për planetët

Zbulimi i disa çifteve planetësh të rinj në Nebulën e Orionit ka tronditur dijet e deri tanishme të formimit të planetëve dhe yjeve. Duke përdorur Teleskopin James Webb, astronomët zbuluan planetë të madhësisë së Jupiterit që lundrojnë të lirë në hapësirë në çifte, një fenomen që nuk mund të shpjegohet me teoritë ekzistuese. Këto objekte, të quajtura Jumbos, nuk përputhen me asnjë model të njohur të formimit planetar dhe të lëvizjes së tyre në hapësirë.

Jumbot u zbuluan nga astronomët Mark McCaughrean dhe Samuel Pearson. Zbulimi i çifteve të planetëve masivë që lundrojnë të lirë sfidon konceptet tradicionale të formimit të planetëve dhe yjeve.

Shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë një shpjegim, duke përfshirë teoritë e “hedhjes” së planetëve nga sistemet yjore ose formimit të drejtpërdrejtë nga rrëzimi i reve të gazit.

Astronomët po planifikojnë vëzhgime të mëtejshme për të kuptuar më mirë origjinën e këtyre objekteve të çuditshme. Për momentin, ky zbulim vazhdon të mbetet një mister që pret të zgjidhet.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights