Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.
Sipas ekspertëve gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit.
Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.
Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:
1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë: ‘Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani por SI. Veshja e ngushtë mund t’ju ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit ’shpjegon ekipi i Gut Stuff. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.
2-Hani fibrat e duhura:’Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut,’ thotë Z. Chophada. ‘Mbajtja e një diete ushqimore për të parë nëse ndonjë ushqim specifik shkakton simptomat e fryrjes mund të ndihmojë.’
3-Eleminoni pijet e gazuara: Ndoshta nuk është për t’u habitur por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkakton ndjesinë e fryrjes sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.
4- Bëni kujdes me stresin: Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut.