Henry Charles Bukowski ishte një shkrimtar dhe poet amerikan i lindur në Gjermani.
Ai është autor i më shumë se 40 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”. Bukowski përdori prozën dhe poezinë për të përshkuar jetën e korruptuar urbane në Amerikë.
Bukowski publikoi historinë e tij të parë kur ishte 24 vjeç dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi i lindjes Los Anxhelos, shpesh duke shfaqur imazhe seksuale e dhunë në shumë nga veprat e tij.
Ja disa prej thënieve të tij më brilante:
– “Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?”
– “Vetëm njerëzit e mërzitshëm mërziten.”
– “Ndërkohë që meshkujt mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, femrat kanë jetuar aventura që nuk do t’i rrëfejnë kurrë.”
– “Mos prit femrën e duhur! Nuk ekziston. Ka femra që të bëjnë të ndiesh diçka më tepër, përmes trupit apo shpirtit të tyre, por janë pikërisht këto që ta ngulin thikën në mes të sheshit.”
– “Gjëja e tmerrshme nuk është vdekja, por jetët që njerëzit jetojnë apo nuk jetojnë deri në vdekje.”
– “Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra.”
– “Krijimtaria është ashtu si çdo gjë tjetër: duhet ta presësh.”
– “Unë jam një gjeni, por përveç meje askush s’e di.”
– “Dija që nuk vihet në vepër është më keq se injoranca.”
– “Të gjithë njerëzit pengohen nga gjërat që mendojnë se nuk mund t’i arrijnë.”
– “Që të shpëtosh botën, shpëtoi njerëzit një e nga një. Gjithçka tjetër është romanticizëm ose politikë.”
– “Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.”
– “Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.”
– “Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.”
– “Qëndro me atë që të puth shpirtin, se lëkurën ta puth kushdo.”
– “Mos lejo kurrë që femra të kuptojë se është e rëndësishme për ty, përndryshe të futi në thes.”
– “Sa më të vogla shanset, aq më e ëmbël fitorja.”
– “Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo.”
– “Problemi i atij që pi është se kur gjërat shkojnë ters, pi për të harruar; kur gjërat shkojnë mirë, pi për të festuar; kur s’ndodh gjë prej gjëje, pi që të ndodhë diçka.”
– “I gjithë vendi, e gjithë bota po shkon drejt katastrofës, ndërsa ty të arrestojnë se tymos hashash.”
– “Zemra është një gjahtare e vetmuar.”
– “Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë.”
– “Vdekja s’të shërben për asgjë kur të lypset një vend për të fjetur.”
– “Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.”
– “Pa letërsi, jeta është një ferr.”
– “Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmenduri, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.”
– “Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë.”
– “Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.”
– “Cilido torollak është i aftë të gjejë një punë dosido, por duhet inteligjencë e madhe për t’ia dalë pa punuar.”
– “Shekuj të tërë poezie dhe gjithnjë jemi në pikën e nisjes.”
– “Poezia thotë shumë në pak kohë. Proza thotë pak dhe vonon tepër.”
– “I vetmi akt poetik i nevojshëm është të shkruarit poezi, çdo gjë tjetër është propagandë.”
– “Paratë janë si seksi, duken shumë më të rëndësishme kur nuk i ke.”
– “Pasiguria e dijes nuk është ndryshe nga siguria e injorancës.”
– “Nganjëherë gjërat janë ashtu siç duken, kjo është e gjitha.”
– “Të vetmit njerëz që njohin mëshirën janë ata që ia kanë nevojen.”
– “Ka shumë mënyra për ta humbur një garë e vetëm një për ta fituar.”
– “Kultura është perëndia e re dhe të kulturuarit janë latifondistët e rinj.”
– “Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.”
– “Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.”
– “Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.”
– “Këshilla ime për shkrimtarët e rinj është të mos kërkojnë këshilla nga shkrimtarët e vjetër.”
– “Shumë herë duhet të luftojmë aq fort për jetën saqë nuk kemi kohë ta jetojmë.”
– “Mendoni ata miliona njerëz që jetojnë bashkë, por nuk duhen. Mos u habisni që kanë atë fytyrë që kanë.”
– “Frikacaku është ai që parashikon të ardhmen, guximtarit i mungon imagjinata.”
– “Individi i ekuilibruar është i çmendur.”
– “E vërteta është në dritëhijet.”
– “Si mund të thuash që do vetëm një njeri, kur në botë ka mijëra njerëz që mund të doje më shumë po t’i takoje.”
– “Ndryshimi mes demokracisë e diktaturës është se në demokraci përpara votohet pastaj merren urdhra, ndërsa në diktaturë s’është nevoja të humbasim kohë duke shkuar në votim.”
– “Unë isha i dehur kurse ajo e çmendur, domethënë të barabartë.”
– “Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.”
– “Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.”
– “Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.”
– “Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërrqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.”
– “Spitalet, burgjet dhe kurvat: ja universitetet e jetës. Unë kam kryer plot të tilla. Thërritmëni ‘doktor’!”
– “I gjithë vendi, e gjithë bota po shkon drejt katrahurës, kurse ty të arrestojnë se konsumon hashash.”
– “Bukuria nuk është asgjë, bukuria nuk zgjat.”
– “Feja përshtatet mirë me spitalet. Zoti gëzon njëfarë respekti në vende të tilla.”
– “Ambicia ime pengohet nga përtacia.”
– “Nuk u besoj statistikave, sepse një njeri me kokën në furrë e me këmbët në frigorifer, statistikisht ka një temperaturë mesatare.”
– “Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë.”
– “Bytha është fytyra e shpirtit të seksit.”
– “Kur bën gjërat që bëjnë të tjerët, bëhesh të tjerët.”
– “Shpirti i lirë është i rrallë, por njihet me të parë, sepse të shkakton një ndjesi mirësie menjëherë.”
– “U kalova përbri dyqind personave dhe nuk pashë asnjë qenie njerëzore.”
– “Dashuria është një fjalë e pistë.”
– “Nganjëherë kam përshtypjen se jam vetëm në botë, kurse herë të tjera jam i sigurt.”
– “Çmenduria është relative: kush e cakton normalitetin?”
– “Njerëzit janë spektakli më i madh i botës. Dhe nuk paguhet biletë.”
– “Shkruaj poezi vetëm për të fjetur me femra.”
– “Dashuria është rezultati i një takimi të rastësishëm. Prandaj, seksi i mirë nuk duhet përçmuar kurrsesi.”
– “Bota do të ishte një vend i shpifur pa femrat. Femra është poezi, është dashuri, është jetë.”
– “Disa njerëz nuk meritojnë as buzëqeshjen tonë, jo më lotët.”
– “Dashuria është një qen që vjen prej ferrit.”
– “E vërteta e thellë për të bërë çfarëdolloj gjëje gjendet në thjeshtësi. Jeta është e thellë në thjeshtësinë e saj.”
– “Ata që kërkojnë gjithnjë turmat, vetëm nuk janë askushi.”
– “Nëse parashuta nuk hapet nuk të del as koha për t’u nevrikosur me dikë.”
– “Qentë kanë pleshtat, kurse njerëzit një thes me telashe.”
– “E përjetshme ringjallet gjithmonë shpresa, si një kërpurdhë helmuese.”
– “Shumëkush e bërtet të vërtetën, por pa pak stil është e kotë, nuk shërben.”
– “Kam më shumë simpati për djallin se për njerëzit e mirë. Më duket më interesant.”
– “Nëse do të nis të flas për yje e dashuri, zhdukmëni ju lutem!”
– “Patjetër që mund të dashurohet një qenie njerëzore, nëse nuk njihet mjaftueshëm.”
– “Këpucët e punës dhe unë brenda tyre, me të gjitha dritat e fikura.”