Pasardhësi i Skënderbeut: Arbëreshët janë dëshmi e gjallë për historinë shqiptare

Loris Castriota Skanderbech në një intervistë për emisionin ‘Profil’ të Greta Topjana në Euroneës Albania është shprehur se përfaqëson familjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Ai theksoi se jemi një popull i pasur me histori duke theksuar se kjo histori duhet të ruhet me fakte historike.

Mes tjerash ai shtoi se arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë.

“Është e mrekullueshme kur arbëreshët bashkohen me njëri-tjetrin dhe sidomos me shqiptarët sepse jemi një gjak. Unë përfaqësoj familjen e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, dhe ajo që ne duhet të tregojmë është se ne jemi një gjak dhe sigurisht gjak shqiptari.

Në Itali ne ndahemi vetëm nga deti, por ne arbëreshët duam të jemi pjesë e shqiptarëve. Ne arbëreshët kemi ardhur në të njëjtën kohë në Itali dhe historia jonë është e njëjta. Ne jemi një popull i pasur me histori sepse kemi historinë e Shqipërisë dhe historinë e shqiptarëve në Itali.

Shqipëria ka një histori të madhe por ne duhet t’i ruajmë gjërat me fakte historike që ta tregojmë historinë siç është me fakte. Arbëreshët duhet të rrinë bashkë dhe ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare sepse janë një dëshmi e gjallë e ekzistencës për historinë”-tha ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here