Le ta lejmë këtë botë ashtu siç e gjetëm: idiote, e padrejtë dhe e keqe

François-Marie Arouet, i njohur si Voltaire ishte shkrimtar, historian dhe filozof i iluminizmit francez, i cili e mbrojti lirinë e fesë dhe lirinë e shprehjes.

Veprat e tij më të famshme përfshinin letrat fiktive filozofike (1734) dhe romanin satirik Candide (1759). E para – një seri esesh mbi qeverinë dhe shoqërinë angleze – ishte një pikë referimi në historinë e mendimit. Sot, ajo konsiderohet si një nga monumentet më të mëdhaja të letërsisë franceze.

Ndërkohë, ai hodhi poshtë çdo gjë të paarsyeshme dhe të pakuptueshme dhe mbrojti lirinë e mendimit. Ndër shprehjet e tij më të njohura është:

“Mendoni për veten tuaj dhe lërini edhe të tjerët të gëzojnë privilegjin për ta bërë këtë. Shtypni gjënë famëkeqe dhe dashuroni ata që ju duan.”

Ndërsa në vazhdim po ju sjellim edhe disa shprehje të tij të përzgjedhura nga ObserverKult:
– Lumturia s’është veçse një ëndërr, dhimbja është e vërtetë.

– Bukuria u pëlqen syve, por ëmbëlsia magjeps shpirtin.

– Kur ai që dëgjon nuk kupton atë që flet, e ai që flet nuk e di se ç’thotë: kjo është filozofi.

– Arti më i madh nuk është të dish të flasësh, por të dish të heshtësh.

– Ushtarët para se të qëllojnë vihen në gjunjë, ndoshta për t’i kërkuar të falur viktimës.

– Toleranca nuk ka shkaktuar kurrë një luftë civile, ndërsa mostoleranca e ka mbuluar tokën me masakra.

– Sa herë që e shoh qiellin e yjëzuar, nuk mund të mos mendoj që, nëse ekziston një sahat kaq i përsosur, do të ekzistoj edhe një sahatxhi.

– Ndryshoni gjithçka përveç dashurive tuaja.

– Është dashuri; dashuria, komoditeti i llojit njerëzor, ruajtësi i universit, shpirti i të gjitha qenieve të ndjeshme, dashuria, dashuria e butë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here