Kryeministër, të paska zënë gjaku

Shkruan: Atdhe Gjoci

Ramën nga madhështia e tij nuk po e zë Evropa. Kjo nuk po i rri mirë sepse nuk ia japin primatin siç e do ky në rrugicat e Ballkanit të korruptuar dhe kriminalizuar.

Në samitin e Ballkanit të Hapur paske mbajtur ders se si shqiptarët po vdiskan për bukën e gojës po s’qe Serbia. Na paska treguar edhe për krizat energjetike sikur flet për Mongoli dhe nuk ndjen as një pikë faji se na paske qenë që tre mandate në opozitë e jo në qeverisje të krimit të organizuar. Sikur të kishe dert hallet dhe hesapet e qytetareve, ti sot nuk do silleshe si fëmija para babe. Por, si burrë shteti sepse të gjitha resurset që e bëjnë të fortë një shtet me ekonomi dhe industri të zhvilluar Shqipëria i ka, por i gjithë ky mjerim ka ndodhur falë edhe qeverisjes tënde. Paske folur edhe për zjarret ndërsa ka katër ditë që ishulli i Sazanit po digjet dhe ju nuk keni ndërhyrë. Sot erdhën grekët, e shuan sepse serbët u vonuan, dhe e mira në ketë fatkeqësi ishte se po digjet ishulli e jo Himara. Sa për serbet edhe Thethi ishte flakur.

Për 110 vjet shtet as qen për të gjetur viktimat e tërmetet në Thumanë e Durrës nuk kishe. Tani paske gjetur derman të Vuçiqi. I marrë s’ke turp as mëshirë, bën krahasime mes Francës dhe Gjermanisë e nuk e përmend faktin se Gjermania pagoi dëmet që kishte shkaktuar në luftën e dytë botërorë. Po bash ky shembull duhet të përmendej nga ju dhe Abazoviç, dhe të ia kujtoni Serbisë se ka borxhe për t’i larë Kosovës. Si ka mundësi që të iki ky fakt kryeministër? Si e bën krahasim Serbinë ku edhe sot trupat e vrarë e të masakruar nuk ja ka kthyer Kosovës, nuk ka kërkuar falje për dëmet, nuk e njeh si shtet të pavarur dhe si kundër kësaj armatoset përditë nga ruset dhe kinezët. Si s’të vjen turp kryeministër ta luash avokatin e djallit kur e dimë rrolin e Vuçiqit në luftën kundër vëllezërve të atyre që ti qeverisë, sepse ti nuk na ke gjë as nuk te kemi. Si i përmend vrasjet dhe sherlakatesh sikur s’ka ndodhur gjë. Sikur flet për derra mali jo për jetë njerëzish, këtë as Vuçiqi nuk e tha sepse të pat ty që ta thuash.

Ti nxjerri droga apo egzaltimi nga të qeshurat e Vuqiqit, çka të beri që ta nxjerrësh fytyrën e vërtet? Si bëhen krahasime të tilla. Pasues i atyre që luajtën me gjakun dhe kurrizin e shqiptarëve të Kosovës për të garantuar “parajsën” mbretërore dikur, e më vonë atë komuniste të tyre. Kam një pyetje për shqiptarët: a do mund të t‘bindnin ty që t’i hapeshe dyertë për kosovarët në 98-en po te ishe në krye te shtetit?

Flet për bashkimin evropian pa pikë turpi dhe fajësie, duhet të ndihesh fajtorë pse nuk je në BE dhe jo ta qortosh. Ti kryeministër që e turpërove çdo shqiptar që jeton në vendet e BE-së me arrestim për mos mbajtje maskë në masat pandemike. Dhe sot atyre iu tregon për vlerat, për burrin dhe nusen. Me dy standarde e tri fytyra nuk shkohet në Evropë. Një samit me dy kryeministra shqiptar dhe një zëvendëskryeministër në Maqedoni edhe nuk jeni në gjendje ta kushtëzoni minimalisht Vuçiqin për një qasje ndryshe në raport me Kosovën, por vraponi kush i pari t’i bjerë në sexhde. Mos të harrojmë se edhe Zogu e Hoxha ishin prijës si ju, edhe Mark Milan ishte shqiptar siç është Abazoviq sot, dhe ne e kujtojmë mirë veprën e të treve që sot po e pasoni ju.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights