Kobra, kingu dhe tigri në xhunglën e shoqërisë arkaike

Shkruan: Atdhe Gjoci

Sot në mediat tona japin lajme të zeza për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi në haremin e ‘kobrave’ dhe ‘kallashëve’ me kallashnikov nën sqetull, e për çudi, aty bëjnë paçe dhe ‘zina’ edhe tigrat që duan të pushtojnë gjunglën në mungesë të luanit.

Mediat ketë soj humanoidi e promovuan si trend shoqëror, duke e kamufluar nën hijen e satirës, e mbase duke marrë edhe para të majme për promovimin e tyre. Në mëngjes i promovojnë njerëzit më të ulët që ka prodhuar kjo shoqëri në njëqind vitet e fundit, dhe në darkë përgatisin funerale për ta.

Ky është standard i konsumit që kanë krijuar mediat për shoqëri tonë, e cila, i shikon nga jura mongole në frekuenca të ulëta. Media që influencon mentalitet arkaik turkolindor përmes serialeve që as në vende ku janë prodhuar nuk i shikon njeri si tek ne.

Media që mundohen t’i përputhin të pa përputhshmit të cilëve nuk ju ka ngel vend meritor në shoqëri pos kolltukut imoral në spektakle të degjeneruar shkusije/ mesitnije. Përputhje për spektakël e sh’përputhje reale, duete marrëzish, të cilët pastaj bëhen “VIP-a” pa as një vepër dhe turma vrapon pas tyre për një selfie. Ketë soj e promovon media e jonë.

Big Bradher me banorë që japin “humor” dhe eksperiencë jetësore më të lodhtë të parë ndonjëherë, si shembullin më atipik të vlerave edukative njerëzore.

Media që promovon analistë të pa analizë por, që mbulojnë minuta mërmëritjeje prej të shituri.

Media që i japin përparësi në kohështrirjen e tyre njerëzve që në shoqëritë e vendeve të zhvilluara as në rrugë për “vox-pop” nuk ua ofron njëri mikrofonin. Njerëz që vetëm vota ju njihet, as për t’i anketuar nuk i plotësojnë standardet.

Media e standardit të rasimave, tigreshes, tiktokut dhe ujkut të cerrikut.

Media që promovon jetë sureale instagrami, për pasojë e keqkuptuar nga shoqëria e cila tash po i vuan me fatalitet shumë raste tragjike në familjet e tyre.

Promovim i luksit të shfrenuar të bijave tona në Emiratet e Bashkuara alla dubajqe.

Media që u jep hapësirë këngëtarëve që dje bënin duete me përdhunues, dhe sot dalin në ballë të protestës kundër dhunës së gruas, ky është maskilizmi që ka prodhuar media dhe shoqëria jonë nomade.

Mbase kishte të drejt Anatol Frans kur tha: Nuk ka qeveri pa censorë; dhe atje ku shtypi është i lirë, askush nuk do ta donte. E drejta e shprehjes së lirë në shoqëri nomade është sigurt e keqkuptueshme.

Sot kemi ardhur në një gjendje siç e thotë Malcolm X: Nëse nuk jeni të vëmendshëm, mediat do t’ju bëjnë të urreni njerëzit e shtypur dhe të admironi ata që shtypin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights