Zhduket një 28-vjeçar nga Prizreni, Policia aktivizohet për gjetjen e tij

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një vajzë nga Prizreni, e cila ka raportuar se vëllai i saj është zhdukur.

Sinjali mëson se motra e viktimës ka deklaruar se 28-vjeçari është larguar nga shtëpia që nga 15 maji dhe familja ka pasur shpresë se ai do të kthehet, por gjatë gjithë kësaj periudhe nuk dinë gjë për fatin e tij.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i motrës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e të riut dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights