VV me video për Banjskën: Policia kontrollon secilën pjesë, terroristët dhe “të tjerët” u zhgënjyen

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar Serbinë dhe kundërshtarët e saj.

“Një vit nga tentim aneksimi i pjesës veriore të Republikës së Kosovës prej grupeve të organizuara e të dirigjuara nga Serbia. Një vit nga sulmi tinëzar terrorist i grupeve kriminale. Një vit që kur polici, rreshteri Afrim Bunjaku, u bë heroi ynë më i ri.”

Në videon e VV’së thuhet se PPolicia e Kosovës kontrollon secilin pjesë të territorit të Kosovës.

Tutje thuhet se terroristët u zhgënjyen kur “menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prek askush në synimet e tyre terroriste”.

Po ashtu, sipas VV’së janë zhgënjyer edhe “të tjerët” që thoshin se nuk shkoni më atje.

“Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prek askush në synimet e tyre terroriste. U zhgënjyen. U zhgënjyen edhe të tjerët që thoshin nuk shkoni më atje, nuk guxoni më etj. 24 shtatori është data kur përfundimisht u zhveshën të gjitha pretendimet e Serbisë mbi Republikën tonë. Ajo u demaskua në të gjitha elementet, nuk do dialog, nuk do paqe dhe nuk është e gatshme të jetë e barabartë me fqinjët e saj. Pas një viti, situata në veri duket krejtësisht tjetër. Nuk ka më vila mbi liqe, furgona me dinarë, banda huliganësh, terroristë e të ngjashëm.

“Radojçiqët nuk kanë popull, ata kanë autokratë sipër vetes dhe terroristë përreth. Kosova është republikë e pavarur, ata që nuk na njohën në të mirë, na njohën në ikjen e tyre të fundit”, thuhet në fund.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here