Vuçiq: Kurti është i vetmi që kërkon luftë, dëshiron të aktrojë si një Zelensky i vogël

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tidhur me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë e saj me Rusinë

Sipas tij Kurti është i vetmi që dëshiron luftë.Vuçiq në një konferencë për media akuzoi Kurtin se “vuan të veshë uniformën e të aktrojë si një Zelensky i vogël”.

“Siç po armatosen ata, në fakt po armatoset nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën e tij dëshiron që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiçi.

Të premten në NYT u publikua një reagimi i Kurtit, në të cilin kishte thënë se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë”.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet të pushtojë territorin me agresion.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here