Vrasja e Donjeta Pajazitaj, prova kryesore në duart e FBI-së

Pas 8 vjetësh hetime, Gjykata Supreme e liroi Naser Pajazitajn nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Por, Prokuroria e Pejës nuk i ka ndalur hetimet për rastin.

Së fundmi, njëra prej provave është dërguar për ekzaminim të mëtejmë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Provën kryesore të kësaj çështjeje penale, e kemi dërgu për ekzaminim në SHBA, në institucionin më të lartë, pasi ta pranojmë raportin, do të merren veprimet ligjore konform gjetjeve të raportit”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Televizioni merr vesh se bëhet fjalë për videon në të cilën shihet Naser Pajazitaj duke e marrë me veturë një vajzë në qendër të fshatit. Ndryshe nga ekzaminimi i parë në një shtet tjetër që nuk dha rezultat, analiza tani pritet më me optimizëm.

“Kjo provë është ekzaminuar në Turqi, por nuk kemi pranuar rezultate të detajuara. Jemi optimist se do ketë gjetje”, tha Nikçi.

Donjeta Pajazitaj u gjet e vrarë në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit, më 17 dhjetor të 2015-ës. Për vrasjen e saj u akuzua kushëriri, Naser Pajazitaj. Por me vendim të Gjykatës Supreme, ai përfundimisht u lirua nga akuzat për vrasje më 6 prill, me arsyetimin se nuk ka prova të drejtpërdrejta që argumentojnë fajësinë e tij.

Pas lirimit, Naser Pajazitaj kërkoi mbi 1 milion euro kompensim për kohën që qëndroi në burg. Këshilli Gjyqësor ia ofroi atij 60 mijë euro, shumë të cilën ai e refuzoi. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights