4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Vladimir Putin shofer dhe Kim Jong Un pasagjer

Me udhëtimin e realizuar së fundmi në limuzinën e prodhuar nga Rusia Kim Jong Un dhe Vladimir Putin, kanë vulosur marrëdhënien e tyre të ngrohtë, ashtu siç pasqyrohet edhe në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan.

Kim Jong Un dhe Putin bënë një udhëtim së bashku me limuzinën e dhuruar nga ky i fundit dhe këtë e vërteton një video, ku në të shihet fillimisht Putin, cili ndodhej pas timonit, duke ecur në rrugët e Phenianit.

Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus, ku Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse udhëtimi filloi me Putinin si shofer, Kim Jong-un më pas mori timonin për të testuar aftësitë e limuzinës. Lidhur me dhuratat e ofruara kreut të shtetit rus, një bashkëpunëtor i tij tha, sipas agjencisë TASS, se Putin ka marrë vepra arti që e përfaqësojnë atë.

Sipas tij, këto janë “dhurata të bukura. Janë variacione përshkrimesh, të gjitha shumë artistike, mes të cilave edhe buste”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here