Një person ka pësuar lëndime trupore nga një vetaksident në rrugën “1 Tetori” në lagjen Velania në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se në aksident është përfshirë një veturë.
“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën 1 Tetori, në Prishtinë. Në aksident është e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.