Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Halit Ibrahimi.
Ibrahimi ka punuar për një kohë të gjatë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet miqve dhe familjarëve të tij.
Njoftimi nga Oda e Mjekëve të Kosovës:
Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024).
Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria.
Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!