24.5 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Vdes Dr. Xhevdet Ademaj, dega e VV’së në Pejë: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë

Dega e Vetëvendosjes në Pejë ka njoftuar se ka vdekur sot Dr. Xhevdet Ademaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se Dr. Xhevdet Ademaj ka ndërruar jetë sot, më datën 23.06.2024.”

VV ka thënë se kontributi i tij si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë.

“Kontributi i tij i palodhshëm si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë. Në këto momente të vështira, jemi bashkë me të gjithë ata që ndajnë dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur dhe të respektuar.”

VV ka thënë se Dr. Xhevdeti do të kujtohet gjithmonë për punën e tij të palodhur dhe kontributin e paçmuar për të mirën e njerëzve.

“Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights