Valon Syla kërkon 30 mijë euro dëmshpërblim nga të akuzuarit për sulmin fizik ndaj tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur shqyrtimi gjyqësor për rastin e sulmit fizik kundër gazetarit Valon Syla, me ç’rast avokati ka paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit në vlerën prej 30 mijë euro për të dëmtuarin, për shkak se ka përjetuar pasoja të rënda nga sulmi i bërë ndaj tij.

Paraprakisht në këtë seancë është bërë administrimi i provave materiale si në aktakuzë, si dhe është aprovuar propozimi i mbrojtjes nga ana e të akuzuarit Okan Hasanit, që të administrohet si provë materiale CD-ja lidhur me statusin e bërë nga Syla në “Facebook”.

Kurse, trupi gjykues ka refuzuar propozimin e avokatit që të merren kamerat e sigurisë ku ka ndodhur sulmi ndaj Sylës, me arsyetimin se nga prokuroria është bërë e ditur se nuk ka kamera në atë vend.

Në anën tjetër, është refuzuar edhe propozim i mbrojtjes së të akuzuarit Kenan Hasanit, që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit hetuesi policor që ka realizuar procesin e identifikimit të të akuzuarve si kryerës të veprës penale.

Seanca më pas ka vijuar me fjalën përfundimtare, ku prokurori ka propozuar dënimin e të akuzuarve konform dispozitave ligjore, duke marrë parasysh edhe faktin se për kryerjen e veprës penale, të akuzuarit kanë pasur këmbëngulësi. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here