Ushqimet që stimulojnë rritjen e fëmijëve

Dikush më shumë, dikush më pak, por të gjithë e kemi trajtuar çështjen e gjatësisë së fëmijës të paktën një herë, për të mos thënë çdo muaj derisa fëmija të mbushë 1 vjeç dhe disi më rrallë në vitet e mëvonshme.

Kur vjen puna te gjatësia e fëmijës, janë disa faktorë që ndikojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Gjenetika është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton gjatësinë e fëmijës. Por veç gjenetikës një faktor tjetër që luan një rol thuajse të njëjtë me të është dhe dieta e fëmijës.

Por cilët janë ushqimet që ndihmojnë në zgjatjen e fëmijëve?

Më poshtë do të gjeni një listë me ushqimet që stimulojnë rritjen e fëmijës.

Qumështi

Qumështi është i pasur me kalçium dhe ndihmon në rritjen e fëmijës. Gjithashtu vitamina A që gjendet në qumësht bën të mundur që kockat e fëmijëve ta përthithin më mirë kalçiumin duke mundësuar rritje më të shpejtë të kockave.

Frutat dhe perimet

Konsumimi i frutave dhe perimeve është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kockave dhe të muskujve të fëmijës.

Drithërat

Drithërat janë një burim i mirë energjie, fibrash, hekuri dhe magnezi. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme, gjatë viteve të zhvillimit të fëmijës. Konsumimi i drithërave do ta ndihmojë shumë fëmijën tuaj të zgjatet.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteina dhe me vitaminë B12. Inkurajojeni fëmijën tuaj të konsumojë të paktën 1 vezë në ditë në mënyrë që të zgjatet më shumë.

Mishi i pulës

Mishi i pulës është mishi me përqendrimin më të lartë të proteinave. Konsumimi i mishit të pulës do të ndihmojë në zhvillimin e muskujve dhe indeve te fëmijët.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here