U përfol për skandal seƙsual me Tërmet Peçin në veturë, reagon aktivistja: Ishte situatë pune

Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-krybashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim. Sot ka reaguar Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara kohët e fundit.

Xhakollari shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës”. Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë.

“Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin. Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me realitetin tim.Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve,por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur. Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje,pse dikush shpif
por ata e ndiejne gjithcka.Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here