Ushtari i UÇK-së me lot në sy zbulon tmerrin: “Serbët ma ekzekutuan motrën shtatzënë” – Ja çfarë më tha para frymës së fundit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Uksmajli nga Ferizaj, ka rrëfyer një nga momentet më të rënda dhe më tmerruese të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë: humbjen e motrës së tij shtatzënë, e cila u shua nga forcat serbe derisa po u shërbente bukë luftëtarëve të lirisë.

​I ftuar këtë javë në emisionin “Kojshia Show”, Uksmajli tregoi mes emocionesh ngjarjen tragjike që i ndryshoi jetën përgjithmonë, si dhe momentin e rëndë kur iu desh t’ua komunikonte lajmin e zi fëmijëve të saj të vegjël.

​“Ma morën jetën në sofër motrës Havë, e cila u bënte bukën ushtarëve të UÇK-së. M’u duk se më ra kodra e male përmbi kur u dhashë lajmin fëmijëve të saj të vegjël,” u shpreh me lot në sy ish-luftëtari nga Ferizaj.

​Aktet e tilla të sakrificës së civilëve që mbështetën ushtarët në terren mbeten ndër plagët më të thella, por edhe dëshmitë më të fuqishme të çmimit të lirisë.
​Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë dhe rrëfimin e tij të pashkurtuar:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME