Tri ditë pushim në javë, ekonomia e Islandës është rritur edhe më shumë!

Islanda ishte shteti i parë evropian që filloi së aplikuari punën katërditore në javë me tri ditë pushimi. Shteti tani ka nxjerrur rezultatet e para të këtij revolucioni në modelin e ri të punës.

Analiza nxjerr se Islanda vitin e kaluar shënoi rritje ekonomike më të shpejtë se shumica e vendeve evropiane, dhe shkalla e saj e papunësisë është një nga më të ulëtat në Evropë, shkruan Indeksonline.

Analiza tregon po ashtu se është rritur në masë të madhe ekuilibri punë-jetë. Studiuesit zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës, ndërsa mirëqenia e punonjësve u rrit “dramatikisht” në shumë segmente.

Pas këtyre studimeve, sindikatat islandeze negociuan ulje të orëve të punës për dhjetëra mijëra anëtarë të tyre në të gjithë vendin.
Ekonomia e Islandës është rritur me 5% një normë rritjeje që është e dyta pas Maltës në mesin e ekonomive të pasura evropiane, pretendon Fondi Monetar Ndërkombëtar në Perspektivën e tij të fundit Ekonomike Botërore.

Kjo është shumë më e lartë se norma mesatare e rritjes së Islandës prej gati 2 përqind në dekadën midis 2006 dhe 2015.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here