Pamje: Roja ushtarake i qorton me zë të lartë sekretarin Hegseth dhe zyrtarët pas të qeshurave

Një rojë nderi e ushtrisë amerikane, që ishte duke e ruajtur Varrin e Ushtarit të Panjohur, i qortoi sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së, Pete Hegseth, dhe një grup të këshilltarëve të tij të lartë të mërkurën, pasi disa nga grupi qeshën dhe biseduan afër memorialit solemn pas një ceremonie për Ditën e Veteranëve.

“Të gjithë vizitorët do ta mbajnë atmosferën e qetësisë dhe respektit në çdo kohë” – tha me zë të lartë roja ushtarake, duke e ndalur patrullimin për t’i dalë përballë grupit të zyrtarëve që po largoheshin shkallëve, raporton televizioni CNN.

Hegsethi ishte duke qëndruar në këmbë dhe duke u fotografuar përballë varrit me bashkëshorten e vet, Jennifer, me shefin e stafit, Ricky Buria, zëvendësshefin e stafit, Patrick Weaver, dhe këshilltaren e lartë, Tami Radabaugh, pas ceremonisë së mbajtur në Varrezën Kombëtare “Arlington” për Ditën e Veteranëve.Disa prej personave në këtë grup ishin duke qeshur dhe duke biseduar pasi ishin fotografuar, duke e nxitur ushtarin që t’i qortonte dhe t’i përmirësonte.

Varri i Ushtarit të Panjohur është njëri nga memorialët më të rëndësishëm të luftës në ShBA, duke e shënuar vendin ku pushon trupi i një ushtari të panjohur, i cili ishte vrarë në Luftën e Parë Botërore. Një ushtar nga Garda e Vjetër ose Regjimenti i 3-të i Këmbësorisë e ruan vazhdimisht varrin që nga viti 1948.

Në ceremoninë ku ndodhej Hegsethi kishin marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME