4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Tragjike: Vetëvritet me armë zjarri një grua në Prizren, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Në bazë të informacioneve të para, viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor që ka intervenuar, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti të rëndë, por që tashmë është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të nisin hetimet.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here