Gazetari Vehbi Kajtazi me një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë dëshmi kur kryeministri aktual Albin Kurti para më shumë se dy dekada ndodhej në burg të Serbisë.
Në dëshminë e Kajtazit është kërkesa e ish-presidentit Hashim Thaçi për ta liruar Albin Kurtin, Ukshin Hotin dhe Nait Hasanin.
Ai pati kritika të shumta edhe për njerëzit e Kurtit, e që sipas tij po mundohen ta “ndryshojnë” historinë më të re të Kosovës.
Kajtazi tutje tha se pushteti i Kurtit lëre që më s’po bënë asgjë për ta ndihmuar Thaçin në procesin e tij gjyqësor, por vetëm sa po i bëjnë probleme.
Postimi i plotë i Kajtazit:
Te gjithe njerezit me tru te kthjellet besoj se e pane para dy ditesh se si pushteti i sotem perpiqet ta ritushoje historine.
Ka te tille se nese do te mund ta fshinin rolin vendimtar te Hashim Thaçit per liri dhe pavaresi do ta kishin zhbere edhe 17 Shkurtin 2008.
Por, nuk munden, ndonese jane te kenaqur qe Thaçi nuk eshte ne Kosove. Pra, eshte ne burg si i akuzuar per kohen e luftes per liri.
Ky pushtet jo qe nuk ka bere ndonje gje qe Thaçi dhe te tjeret ta kene nje proces gjyqesor me te lehte dhe te drejte, po bejne pengesa te ndryshme siç eshte kufizimi i pagesave per mbrojtjen.
Nderkohe, shume vjet me pare kur Albin Kurti ndodhej ne burg ne Serbi, Thaçi bente çmos qe ai te lirohej.
Ky shkrim eshte nje prej deshmive.
Thaçi mund te mos dale nga burgu, ama historia nuk mund te falsifikohet.
Edhe Ismail Qemali u debua nga Shqiperia dhe me pase u vra. Ama, mbetet Ismail Bej Vlora i pavaresise se Shqiperise, sikurse Hashim Thaçi i pavaresise se Kosoves.