29.7 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Të shtënat me kallashnikov në Prishtinë: Dalin detaje të reja

19 gëzhoja janë sekuestruar nga njësitet policore në afërsi të një parku lodrash të enjten në mbrëmje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Një person dyshohet se ka shtënë me armë të llojit Kallashnikov (AK-47) rreth orës 21:00, pas një konflikti me disa persona, ka thënë sot Policia e Kosovës.

I dyshuari, i cili është identifikuar nga organet e rendit, është ende në arrati. Siç raportoi Paparaci të enjten në mbrëmje, i dyshuari për breshërinë e të shtënave me kallashnikov është Harbin Vitija, një recidivist dhe person i njohur për të kaluarën e tij kriminale.

Në raportin 24-orësh, Policia tha se përveç gëzhojave në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur edhe fishekë, jelekë ushtarakë, si dhe substanca narkotike.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike”, tha Policia.

Nga prokurori i rastit, lënda është kualifikuar si “vrasje në tentativë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/posedim i narkotikëve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights