viteve të fundit. Temperaturat e planetit tonë kanë pësuar shumë ndryshime, madje edhe më drastike nga sa mendohej më parë, por ngrohja aktuale e shkaktuar nga njeriu është më e shpejta që ka ndodhur. Në këtë përfundim ka dalë një studim i “Science” i udhëhequr nga Muzeu Smithsonian i Historisë Natyrore në Uashington dhe Universiteti i Arizonës.
Studiuesit përdorën një metodë që kombinon të dhënat e dokumenteve gjeologjike me ato të marra nga modelet klimatike, të zhvilluara fillimisht për parashikimin e motit. “Në vend që ta përdorim atë për të parashikuar klimën e ardhshme këtu, ne po e përdorim atë për të rindërtuar klimën e lashtë,”-tha Emily Judd, e cila drejtoi studimin. Rezultatet tregojnë se në të kaluarën, temperatura ka pësuar lëkundje më të mëdha sesa mendohej më parë, duke variuar midis 11 dhe 36 gradë.
Aktualisht, temperatura mesatare globale është 15 gradë, por emetimet e gazeve serrë po bëjnë që ajo të rritet me një ritëm të paparë. Studimi konfirmon se temperatura e Tokës është e lidhur ngushtë me sasinë e dioksidit të karbonit të pranishëm në atmosferë dhe se zbutja e ndryshimeve të vazhdueshme klimatike duhet të jetë një prioritet.
“Ky hulumtim ilustron qartë se CO2 është faktori mbizotërues në tendencat globale të temperaturës. Kur CO2 është i ulët, është ftohtë, kur është i lartë është nxehtë, por njerëzit dhe speciet me të cilat ndajmë planetin janë përshtatur me një klimë të ftohtë, duke na sjellë të gjithëve shpejt në një klimë më të ngrohtë”-thotë Jessica Tierney nga Universiteti i Arizonës.